Petrit Plloçi

Është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1983. Ka shërbyer si përmbarues gjyqësor në Gjykatën e rrethit Dibër për periudhën 1982 – 1983. Ka ushtruar funksionin e Këshilltarit Ligjor pranë Gjykatës së rrethit Shkodër për periudhën 1983 – 1984. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Gjykatën e rrethit Shkodër për periudhën 1984 – 1989. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së rrethit Mat për periudhën 1989 - 1991. Ka ushtruar funksionin e specialistit në Ministrinë e Drejtësisë (Drejtoria e Kodifikimit) për periudhën 1991 – 1993. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës së Lartë për periudhën 1993 – 2000. Ka ushtruar funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese për periudhën 2001 – 2012. Ka kryer funksionin e këshilltarit të Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin për periudhën Shtator 2014 – Shkurt 2015.