Sokol Çomo

Është diplomuar në Drejtësi me rezultate shumë të mira në Universitetin e Tiranës, në vitin 1994. Në periudhën 2000 – 2006, ka qenë Kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Prej vitit 2001 dhe në vazhdim, është pedagog i jashtëm i lëndës “Procedura Civile”, në Shkollën e Magjistraturës dhe që nga janari i 2013 ai është Avokat, Drejtues i Zyrës Ligjore për Kreditë me Probleme në Bankën “Intesa San Paolo”. Prej Tetorit të vitit 2013, Sokol Çomo është anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Ai ka kryer një sërë kualifikimesh, trajnimesh dhe vizitash studimore me karakter ndërkombëtar, përkatësisht për legjislacionin dhe Praktikën e së Drejtës së Punës, në Gjenevë; për njohjen e sistemit ligjor dhe të drejtësisë në Kopenhagen, për eksesin e qytetarëve në pushtetin Gjyqësor në Vjenë; për Buxhetin Gjyqësor në Irlandë, për Administrimin e Gjykatave në Dublin dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; vizita studimore për njohjen e organizimit dhe funksionimit të sistemit gjyqësor në Angli, për Këshillin e Lartë të Magjistraturës në Francë dhe Itali, etj.