Viktor Gumi

Është diplomuar në Drejtësi në Universitetit e Tiranës në vitin 1996. Gjatë periudhës 2001-2002, ka ndjekur studimet Master në Universitetin e Essex-it në Mbretërinë e Bashkuar me fokus në të Drejtën Ndërkombëtare të Drejtave të Njeriut dhe ku është diplomua me rezultate të shkëlqyera (distinction). Ai ka punuar fillimisht si Këshilltar Ligjor në Kuvendin e Shqipërisë dhe më pas si Drejtor i Departamentit Juridik; dhe Drejtor i Përgjithshëm të Shërbimit Legjislativ. Gjithashtu ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë. Viktor Gumi është anëtar i Komisionit të Venecias prej vitit 2008. Në periudhën 1999-2005, ai ka qenë pedagog i lëndës "Hartimi legjislativ", në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Tiranës.
Prej vitit 2005 dhe në vazhdim ai është gjithashtu pedagog i jashtëm në Shkollën e Magjistraturës. Ka qenë anëtar i Kuvendit të Shqipërisë gjatë periudhës 2009-2013 dhe sekretar i Komisionit për Çështje Ligjore, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike. Viktor Gumi është partneri drejtues i studios ligjore "GUMI & Associates”, e themeluar në vitin 2014. Ai është gjithashtu autor i një sërë publikimesh dhe ligjëratash të fokusuara në fushën e drejtësisë.